Aktuale

Oliver Ivanoviq: Politika i ka fajet për djegien e veturës time

Lideri i Iniciativës Qytetare ‘SDP’ Oliver Ivanoviq, në lidhje me djegien e veturës së tij që ka ndodhur sot në mëngjes, ka bërë të ditur për KosovaPress se nuk dëshiron të spekulojë rreth autorëve të kësaj ngjarje, por që është i sigurtë se bëhet fjalë për politikë.

“Nuk dua të spekuloj, por unë nuk kam armiqë personal, nuk kam biznes dhe asgjë tjetër për çka do të duhej të ndodhin gjëra të tilla. Mendoj se këtu kemi të bëjmë me politikë”, ka thënë Ivanoviq. /KosovaPress/

the authorE B