Aktuale

Opinioni serb i “befasuar” me deklaratën e Thaçit për afrimin e Kosovës me Rusinë!

Mediat serbe i ka dhënë jehonë të madhe deklaratës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i cili tha se Kosova pret marrëdhënie konstruktive me Rusinë.

Tanjug, B92, Blic, Beta, Politika… dhe media tjera në Serbia, sot edhe pse ditë feste, i kanë dhënë hapësirë të madhe këtij lajmi, transmeton lajmi.net.

“Pres marrëdhënie fer dhe konstruktive me Rusinë”, është citat i Thaçi të cilin Tanjug e ka nxjerrë si titull kryesor.

Njëjtë kanë vepruar edhe mediat tjera, duke u ndjerë në një far forme të befasuar me këtë deklaratë.

Të kujtojmë se Thaçi në një intervistë për agjencinë shtetërore turke të lajme, Anandoly, ka thënë se marrëdhëniet momentale të afërta ndërmjet Moskës dhe Beogradit nuk duhet të jenë pengesë për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Rusisë dhe Kosovës.

Ai këtë intervistë e ka dhënë pas takimit në Ankara me presidentin turk, Recep Tayiip Erdogan. Ky i fundit njihet për marrëdhënie shumë të mira me presidentin rus, Vladimir Putin. /Lajmi.net/