Aktuale

Opozitarët s’merren vesh për të shkuar bashkë në zgjedhje, Haradinaj e fton Pacollin në koalicion me AAK’në

Pavarësisht se sot kanë pasur një takim, udhëheqësit e AAK’së, NISMA’së, Vetëvendosjes dhe AKR’së nuk kanë arritur asnjë marrëveshje. Ndërkohë, burime tregojnë se Ramush Haradinaj ka ftuar Pacollin t’i bashkëngjitet koalicionit të AAK’së me NISMA’n për Kosovën.
VV, AAK , NISMA e AKR takohen dhe flasin për koalicion parazgjedhor

Udhëheqësi i NISMA’s për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka konfirmuar për Gazetën Express se ka ndodhur një takim sot ndërmjet udhëheqësve të AAK’së, VV, AKR e NISMA’s për Kosovën.

“Kemi diskutuar edhe për koalicioni parazgjedhore e paszgjedhore”, ka thënë Krasniqi për Express.

Ai ka treguar se në takim ishte edhe ish-Ambasadori Wolker, ndërsa, takimi ka ndodhur në Parkun Gërmia, në periferi të Prishtinës.

Muharrem Nitaj i AAK’së ka thënë se takimi i udhëheqësve të partive ishte ide e Ambasadorit Wolker.

Në takim kanë marrë pjesë: Ramush Haradinaj, Behgjet Pacolli, Visar Ymeri, Shpend Ahmeti e Jakup Krasniqi.

Burime nga takimi tregojnë se partitë opozitare nuk kanë arritur marrëveshje për të shkuar në zgjedhje në një koalicion.