Aktuale

Organizata ‘Syri i Popullit’ merr përgjegjësinë për plagosjen e Azem Vllasit

Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-03-13 08:25:33Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com•

E ashtuquajtura organizata “Syri i Popullit” ka marrë përgjegjësinë për aktin e plagosjes së avokatit Azem Vllasi.
Përmes një komunikate për media kjo organizatë e ka quajtur Vllasin gjakpirës antishqiptar i cili ka punuar për interesat e Jugosllavisë vrastare.
Në komunikatë thuhet se lidershpi shqiptar është i lidhur ngushtë me shërbime antishqiptare të shteteve evropiane dhe se do të hakmerret ndaj të gjithë atyre që sipas kësaj organizate kanë marrë votën e popullit dhe asgjë më shumë.
Komunikata e plotë e të ashtuquajturës organizata ‘Syri i Visionit’ Organizata “Syri i Popullit” merr përgjegjesinë për plagosjen e titistit, Azem Vllasi! Ky gjakpirës antishqiptar ka qene një murtajë e vërtetë për shqiptarët e Kosovës që ka punuar për interesat e Jugosllavisë vrastare.Duke e ditur se «Udhëheqësit» e këtyre tri luftërave, bënë puç në mekanizmin Politiko-ushtarak, dhe nuk do ta zgjidhin drejtë çështjen shqiptare në Ballkanin Perëndimor; Duke e ditur se lidershipi shqiptar është i lidhur ngusht me shërbimet antishqiptare të shteteteve europiane, Duke e ditur se lidershipi shqiptar është i zhytur deri në fytë me korrupsion dhe me krimë të organizuar; Duke e ditur se këto dy kategori të «politikanëve» nuk e zgjidhin drejtë çështjen shqiptare, nga gjyri i popullit, janë bashkuar më 28.Nëntor 2001 shumë Avni Rrustema (Avni Rrustemi ishte një hero i popullit shqiptar që ka vrarë 1920 tradhtarin Esat Pashë Toptana, i cili ishte i lidhur me Serbinë) për ta vrarë tradhëtinë, Organizata do të hakmerret ndaj të gjithë atyre që kanë marrë votën e popullit dhe asgjë nuk kanë bërë për popull, por janë korruptuar e pasuruamerret mbi gjithë ata që në emër të lufterave çlirimtare janë pasuruar dhe për popull nuk kanë bërë asgjë.
Ka qenë imperativ i kohës dhe domosdoshmëri e krijimit të këtij mekanizmi, Pararojë e popullit liridashës shqiptar të shumë vuajtur ndër shekuj prej shumë pushtuesëve. Avni Rrustemat, janë gjallë dhe çdo herë dhe çdo kund do të goditet tradhtia! SHTABI OPERATIV I ORGANIZATES “SYRI I POPULLIT”