Arsim & Kulturë

Organizohet Panairi Vjeshtor i Librit AAB 2019

Kolegji AAB, institucioni më i madh jopublik në rajonin e Evropës Juglindore, organizon për herë të dytë Panairin Vjeshtor të Librit AAB 2019.

Nga data 09 deri më 12 tetor 2019, në ambientet moderne të Kolegjit AAB, shtëpi botuese prestigjioze nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut e vende të tjera të rajonit do të ekspozojnë botimet e tyre më të reja para lexuesve e dashamirëve të librit.

Festa e librit në kolegjin AAB, do të shënohet me ngjarje të larmishme kulturore si promovime librash, takime me shkrimtarë të njohur, punëtori e orë letrare.

Meqenëse Kolegji AAB është në fazën e përgatitjeve intensive për organizimin dhe mbajtjen e panairit, u bën thirrje për pjesëmarrje të gjitha shtëpive botuese të interesuara.

Shtëpitë botuese, pjesëmarrjen e tyre duhet ta konfirmojnë më së largu deri më 26 shtator 2019, duke plotësuar formularin e bashkëngjitur, apo duke plotësuar atë në faqen zyrtare të panairit në ueb: panairi.aab-edu.net

Panairi Vjeshtor i Librit AAB 2019, është garancë e një ngjarje të rëndësishme kulturore, pjesë e një institucioni që në vazhdimësi i ka sjellë Kosovës festivale e ngjarje të rëndësishme kulturore ekskluzive, të organizuara shkëlqyeshëm.

Mos mungoni në Panairin Vjeshtor.

Takohemi te librat në AAB!

Për më shumë, na kontaktoni në:

[email protected],

+383 (0) 45100757