Aktuale

Osmani: LDK-ja ka vullnet të plotë për të arritur koalicion me Vetëvendosjen

Nënkryetarja e LDK-së Vjosa Osmani pas takimit që ka pasur me shefen e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Natalia Apostolova është deklaruar para mediave.

Ajo ka thënë se partia e saj ka vullnet të plotë për të arritur koalicion me VV-në.

“LDK-ja ka vullnet te plotë, me atë vullnet te plotë të punojë që marrëveshja të arrihet dhe qeveria të votohet. Prej dje kam më shumë shpresë. Pavarësisht se LDK-ja është deklaruar se do ta votojë një Qeveri të pakicës, nuk do t’ia preferoj këtë askujt. Do të ishte tepër fragjile”, ka bërë të ditur Osmani.

Shefja e BE-së në Kosovë, Apostolova, është takuar sot me zyrtarë të LDK-së në selinë e kësaj të fundit.

Këtë takim, ajo, e ka konsideruar si të rregullt, që mbahet me të gjitha partitë./FrontOnline/

the authorGazetaKNN