Sport

Pa skuadër dhe nuk ftohet nga Kosova, Donis Avdijaj: Hetimet vazhdojnë

Donis Avdijaj e ka vënë karrierën e tij në një pikë tejet kritike.

Donis Avdijaj ka mbetur pa skuadër, pasi është përjashtuar nga Williem ll.

Lojtari kosovar është suspenduar nga skuadra holandeze për arsye disiplinore, andaj kjo gjë ka ndikuar edhe te Kosova.

Avdijaj nuk është ftuar nga Bernard Challandes për ndeshjen që e zhvilluan ndaj Danimarkës dhe ndaj kësaj të sotmes, Bullgarisë.

Istogiani ka paralajmëruar se ai do të rikthehet shumë shpejtë në futboll, duke publikuar një foto nga fituesi.

“Hetimet vazhdojn, heheh….KYSMET”, ka shkruar Avdijaj.

Por, mbetet të shihet gjatë afatit kalimtar të verës se ku do të luajë lojtari kosovar, që e ka vënë në rrezik karrierën e tij pas atyre veprimeve. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli