Arsim & Kulturë

PAAF 2019 në Kolegjin AAB suksesshëm mbylli edicionin e tij të dytë

Me aktivitete të shumta, Festivali Ndërkombëtar “Prishtina Arts and Architecture Festival” (PAAF 2019), në Kolegjin AAB ka mbyllur me sukses edicionin e sivjetmë.
Me këtë rast studentët pjesëmarrës gjatë këtij festivali u dekoruan edhe me certifikata për angazhimin dhe punën e realizuar gjatë ditëve të festivalit.

Programi i larmishëm i këtij viti në festivalin PAAF 2019 i organizuar nga Kolegji AAB mblodhi pjesëmarrës nga vendi, rajoni e bota. Konferenca shkencore, ekspozita të krijuara nga studentët, punëtori të shumta, kolonia artistike e dhjetëra aktivitete të tjera veçuan edicionin e dytë të “Prishtina Architecture and Arts Festival”.

Gjatë ndarjes së certifikatave drejtori ekzekutiv i festivalit, Fitim Aliu falënderoi të gjithë studentët që gjatë ditëve të festivalit më punën e tyre të palodhshme bënë që ky festival me edicionin e tij të dytë të jetë edhe këtë vit qendra kryesore e kulturës dhe artit.

Edhe dekani i Fakultetit të Komunikimit Masiv në AAB përgëzoi studentët për angazhimin dhe përfundimin me sukses të edicionit të dytë të Festivalit PAAF 2019. Ai tha se organizimi i festivaleve të tilla është një mundësi e artë për studentët që të prezantojnë punën e tyre por edhe për të parë atë të kolegëve.

Këta janë fituesit e PAAF 2019, sipas kategorive:

Kolonia artisitike:

Roni Shishko – Kolegji AAB

Kreshnik Arifi – Kolegji AAB

Aida Radoniqi – Universiteti i Prishtinës

Ardit Lutolli – Universiteti i Prishtinës

Armansa Pjetroviq – Universiteti i Prishtinës

Shkemb Jaka – Universiteti i Prishtinës

Engji Jaha – Universiteti i Prishtinës

Ertila Aliu – Universiteti i Prishtinës

Ekspozita:

Rinor Ahmetaj – Fakulteti i Arkitekturës

Joni Ahmetaj – Dizajn Enterieri

Miran Kozmaqi – Dizajn Grafik dhe Artet Vizuele

Eleonora Sejfullahu – Dizajn i Modes

Flutra Hyseni – Pikture dhe Artet Vizuele

Seksioni i filmit:

Filmi dokumentar

“Iluzion” – Rexhep Selaci, Komunikim Masiv – Produksion

Filmi i shkurtër

“Tina” – Fitim Rrustemi, Komunikim Masiv – Produksion

Çmimi i publikut

“Dreamkeeper” – Whitney Stephenson, USA

Çmimi special

“Andrra që shuhen” – Roni Shishko – Arte Vizuele

the authorBurbuqe Metolli