Aktuale

Pacolli e zbulon se me kë do të shkojë AKR në zgjedhje

Muaji maj përfundimisht është muaji kur do të vendoset nëse vendi do të shkoj në zgjedhje të parakohshme apo jo.

Indeksonline madje ka raportuar se datat më të mundshme për organizimin e zgjedhjeve janë: 11 ose 18 qershori.

Madje pesë partitë politike, PDK, LDK, VV, AAK e Nisma kanë treguar qëndrimet e tyre ditë më parë se me kë do të bënin koalicione nëse vendi shkon në zgjedhje.

E, Aleanca Kosova e Re (AKR), që në zgjedhjet e fundit nuk mundi të kaloj pragun zgjedhor, paralajmëron se në zgjedhjet e ardhshme do të garoj prapë e vetme.

I pari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë për Indeksonline se vendi ka stagnuar dhe se zgjedhjet janë të pashmangshme.

“Vendi duhet të shkoj në zgjedhje, këtu çdo gjë stagnon, kurse institucionet zhvatin djersën e qytetarëve. AKR me gjasë do të garoj e vetme në zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë Pacolli.

Kujtojmë se në zgjedhjet qendrore të 2014-tës, AKR-ja mbeti jashtë Kuvendit të Kosovës, pasi mori vetëm 4.65% të votave./Indeksonline/