Aktuale

Pacolli flet për taksën në të kaluarën: Ka qenë vendim shtetëror dhe legjitim

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka qenë pjesë e takimit të sotshëm me përfaqësuesit e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Erath dhe Brad Berkley.
Pacolli ka thënë se Kosova gjithmonë ka dalë fituese kur ka pas në krah dhe ka dëgjuar këshillat amerikane, përcjell lajmi.net.

Ai ka theksuar se vendimi për taksën ka qenë shtetëror, i drejtë dhe legjitim.

Postimi i plotë:

Kosova gjithmonë ka dalë fituese kur ka pas në krah dhe ka dëgjuar këshillat amerikane.

Sot në zyrën e presidentit, në cilësinë e ministrit të punëve të jashtme, njëherësh edhe anëtar i Delegacionit, Shtetëror për Bisedime me Serbinë, bashkë me kolegët u takuam me përfaqësuesit e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Erath dhe Brad Berkley.

Si ekip, njoftuam partnerët tanë për punën dhe angazhimet shtetërore për përmbylljen e marrëveshjes që normalizon raportet mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Në rrugëtimin tonë si shtet, partneriteti i ngushtë me SHBA është jetik dhe si i tillë do të jetë i pacenueshëm.

Vendimi për taksën ka qenë shtetëror, i drejtë dhe legjitim.

Qëndrimi ynë do të jetë unik dhe në koordinim të ngushtë me aleatët amerikan.

Kosova gjithmonë ka dalë fituese kur ka pas në krah dhe ka dëgjuar këshillat amerikane. /Lajmi.net/