Aktuale

Pacolli i jep përgjigjen e fundit koalicionit PAN

Njohësit e çështjeve politike nuk e kanë përjashtuar mundësinë që Aleanca Kosova e Re, ta mbështes koalicionin PAN për krijimin e Qeverisë, kjo pasi që AKR me 4 deputetët ndihmojnë në sigurimin e votave të nevojshme për bërjen e Qeverisë.Mirëpo, nga Aleanca Kosova e Re thonë se nuk do ta mbështesin Koalicionin PDK- AAK- Nisma.

Rrahim Pacolli, nga AKR ka thënë për Gazeta Blic se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë.“AKR nuk është e interesuar për një gjë të tillë, kjo nuk mund të ndodhë”, tha shkurt për Gazeta Blic, shefi i shtabit zgjedhor të AKR-së, Rrahim Pacolli.

Në anën tjetër nga PAN-i janë të bindur se i kanë votat e mjaftueshme për formimin e qeverisë. Madje, sipas tyre, kjo gjë do të ndodhë në kohë rekorde.

Në zgjedhjet e 11 qershorit, PAN edhe pse doli koalicioni më i votuar, nuk arriti që t’i fitoj votat e mjaftueshme sa për ta bërë qeverinë.PAN aktualisht ka 39 ulëse në Kuvend, e pasuar nga VV me 32 dhe koalicioni LDK- AKR- Alternativa me 29 ulëse.