Aktuale

Pacolli kërkon ndihmën e Gjermanisë për vizat

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka takuar homologun gjerman, Heiko Maas.

Ky takim u zhvillua në Strazburg, ku Pacolli kërkoi ndihmë nga gjermanët në shtyrjen para të procesit të liberalizmit të vizave.

“Me homologun tim gjerman, Heiko Maas, u dakorduam për një vizitë timen në Berlin në ditët e ardhshme. Gjermania duhet të tregojë lidershipin e vet dhe të shtyjë përpara procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, pas përmbushjes së secilit kriter të vendosur. Kjo ishte edhe tema me të cilën biseduam në Paris me ministrin e jashtëm të Gjermanisë”, ka thënë ministri, Pacolli.

Pacolli, gjatë qëndrimit në Francë ka marrë pjesë në konferencën franko-gjermane të luftës kundër trafikut të armëve të zjarrit në Ballkanin Perëndimor, ndërsa ka zhvilluar disa takime edhe me homologë të tij.