Aktuale

Pacolli priti në takim lamtumirës ambasadoren kroate, Kapitanoviq

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka prit sot në takim lamtumirës ambasadoren e Kroacisë, Marija Kapitanoviq.

Ministri Pacolli ka falënderuar ambasadoren Kapitanoviq për punën e saj dhe mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë në të gjitha fushat. “Me projekte dhe investime konkrete, Kroacia ka ndihmuar Kosovën në forcimin e institucioneve, subjektivitetit ndërkombëtar dhe zhvillimit ekonomik”, ka shtuar ministri Pacolli.

Nga ana tjetër, ambasadorja e Kroacisë, Marija Kapitanoviq, ka theksuar se Kroacia edhe më tutje do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën, duke rritur shkëmbimin në të gjitha fushat. Në fund, ministri Pacolli ka falënderuar ambasadoren Kapitanoviq për kontributin në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, duke i uruar suksese në postin e saj të ardhshëm.