Aktuale

Pacolli uron besimtarët mysliman për festën e Kurban Bajramit

Ish-ministri i jashtëm, njëherësh zëvendëskryeminitër i Qeverisë, Behgjet Pacolli ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Pacolli përmes një postimi në facebook ka uruar që mëshira dhe begatia e Zotit të jenë mbi ta.

Ai gjithashtu ka shtuar që kjo festë të jetë shtesë për përforcimin e besimit.

“Urime nga zemra dhe për shumë vite festa e Kurban Bajramit. Paqja, mëshira dhe begatia e Zotit qofshin me gjithë ju dhe familjet tuaja. Le të jetë kjo festë motiv shtesë për përforcimin e besimit, dashurisë dhe harmonisë tonë”, ka shkruar Pacolli në facebook.