Sport

“Paddy Power” parashikon golashënuesin e Kosovës kundër Anglisë

“Paddy Power” thotë se ia vlen një bast të vogël në emrin e tij.

Kosova është mysafire e Anglisë sonte në ballafaqimin e tyre në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020.

Bastorja e njohur “Paddy Power” ka bërë një parashikim të opsioneve të këtij dueli.

Dhe, ajo ka parashikuar se nëse Kosova arrin të realizojë, golashënues do të jetë Vedat Muriqi, transmeton lajmi.net.

“Nëse Kosova shënon, me shumë gjasa do të jetë Vedat Muriqi i Fenerbahces i cili ia vlen një bast të vogël”, shkruan “Paddy Power”.

“Muriqi shkëlqeu në edicionin e kaluar të ligës turke me Rizespor dhe siguroi transferimin në Fenerbahce ku ka shënuar dy herë në tri ndeshje të këtij sezoni.

Ai po ashtu ka shënuar në dy ndeshjet e fundit të Kosovës dhe ia vlen një bast”, shkruan në vazhdim. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli