Aktuale

Pak pas nisjes së seancës Hoti fjalë të rënda Haradinajt

Ka nisur seanca për Demarkacionit, ndërsa shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti, ka përkujtuar tentativat e mëhershme për ratifikimin e Demarkacionit që iushin shoqëruar me gaz lotsjellës. Ai ka fajësuar kryeministrin Ramush Haradinajn, si një nga nxitësit e kundërshtimit të dhunshëm të demarkacionit, ndërsa ka rikujtuar se marrëveshja e demarkimit të kufirit është po e njëjta që ka qenë më parë.
Hoti ka fajësuar edhe njëherë kryeministrin Haradinaj që tash e tri vjet demarkacioni nuk është votuar akoma, për shkak të kundërshtimit të dhunshëm që i ishte bërë gjatë qeverisë Mustafa kësaj marrëveshjeje.

“Ne nuk do ta sulmojnë kryeministrin që ishte njëri nga nxitësit e dhunës më herët në Kuvend. LDK gëzohet që Kosova sot nuk po bëhet gaz i botës ”, ka thënë Hoti.

“Asnjë shkronjë e marrëveshjes n uk kanë ndryshu, kanë ndryshu vetëm rrethanat”, ka thënë Hoti.

Ai ka ftuar deputetët shqiptarë që ta votojnë demarkacionin, në mënyrë që ratifikimi të mos mbetët në duart e Listës Srspka se marrëveshjeve e kushteve që mund të bëhen në këmbim të bvotës.

Kjo është hera e katërt që po tentohet të votohet Marrëveshja e kufirit me Malin e Zi, që është edhe kushti kryesor për liberalizimin e vizave.

LDK, PDK, AAK, Nisma dhe minoritetet joserbe janë deklaruar se do ta votojnë Demarkacionin, ndërsa Lista Srpska dhe Lëvizje Vetëvendosje që ka kundërshtuar Marrëveshjen. /Express/

the authorE B