Aktuale

Pakoja e ligjeve për ushtrinë arrin në Qeveri

Ministria e FSK-së ka dorëzuar në Qeveri pakon e ligjeve për Ushtrinë, ka konfirmuar për Express zëdhënsja e Qeverisë, Donjeta Gashi.
Ishte paralajmëruar se Ministria e Forcës dhe Sigurisë do të dorëzojë me 30 prill projektligjin për ushtrinë në Qeveri, ndërsa kjo ka ndodhur sot.

Zëdhënsja e Qeverisë, Donjeta Gashi, ka thënë për Gazetën Express se sot Qeveria ka pranuar “pakon e ligjeve” për ushtrinë. Tash është krejt çështje procedurale se kur kjo pako shkon në Kuvend.

Se kjo çështje mund të përfundojë me ndryshim të ligjit, kishte deklaruar presidenti Hashim Thaçi, gjë që ishte përkrahur nga përfaqësuesit e popullit. Mirëpo, qëndrimi i palëkundur i ndërkombëtarëve që kjo të ndodhë me ndryshim të Kushtetutës, ka bërë që kjo gjë të mos procedojë më tutje.

the authorE B