Aktuale

Pamje nga shpërthimi në Velipojë (Video)

Panik në zonën e plazhit në Velipojë. Flakët kanë shpërthyer në një lokal në brendësi të kompleksit “Fishta” duke shkaktuar 4 të plagosur rëndë, ndërsa disa të tjerë kanë marrë lëndime.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 10:00.Fotot e transmetuara nga mediat e Tiranës tregojnë tymin e madh mbi kompleksin “Fishta”, një prej komplekseve më të mëdha banimi dhe frekuentimi në Velipojë.

Ndërsa pamjet pas shuarjes së flakëve tregojnë dëmet e mëdha që janë shkaktuar. “Kemi pare tmerr me sy” thotë një pushues nga Kosova.Flitet për shpërthimin e një bombole gazi.Mes 4 të plagosurve janë dhe pronari i lokalit, Besnik Zenuni, i cili së bashku me një tjetër person identiteti i të cilit nuk dihet janë nisur drejt Tiranës me helikopter.Ata kanë djegie në shkallë të rëndë dhe do marrin mjekimin e duhur. Ndërsa disa persona të tjerë kanë marrë mjekim në qendrën klinike të Velipojës.

Pronari i lokalit është personi që ka marrë plagë më të rënda.Të plagosurit në gjendje më të rëndë dhe që janë transportuar drejt Tiranës për mjekim më të specializuar janë Besnik Zenuni, 55 vjeç pronari i lokalit, Hektor Zenuni, 33 vjeç Saida Spahija 19 vjeç.

Babë e bir janë transportuar në Tiranë me helikopter ndërsa vajza pritet të vijë në Tiranë me ambulancë.ta kanë djegie në shkallë të rëndë kryesisht në pjesën e kraharorit, fytyrë dhe krahë.Ndërsa disa persona të tjerë pasi kanë marrë mjekim në qendrën klinike të Velipojës janë larguar.Zjarri nuk ka ndodhur nga shpërthimi i bombolave te gazit por ka pasur rrjedhje te gazit nga cisterna 1 mije litërshe me gaz qe ndodhej poshtë lokalit.