Rajon & Botë

Pamje rrënqethëse nga sulmi në Vegas, njerëz që vrapojnë për jetën dhe të plagosur përtokë

Një sulm me armë ka ndodhur në një prej kazinove të mëdha në Las Vegas, në ‘Mandalay Bay’. Policia njofton se të shtënat kne lënë 20 të vdekur dhe 100 të plagosur

Dëshmitarë të shumtë të cilët gjendeshin në hapësirën ku po mbahej një koncert i hapur në Las Vegas vazhdojnë publikimin e fotografive dhe videove nga incidenti.

Video në mediat sociale tregojnë qindra njerëz që ikin të tmerruar nga vendngjarja, si dhe një prani të madhe policisë të armatosur.

Një tjeter dëshmitar okular, Bryan Heifner, ka rrëfyer për “CNN” tmerrin e përjetuar.
Ai është shprehur se ndodhej në hotel kur shpërthyen breshëritë e të shtënave, të cilat bënë që të gjithë të dilnin të trembur për vdekje nga dhomat e tyre.

“Kryesisht kam dëgjuar të shtëna, shumë të shtëna…pastaj shkova poshtë dhe pashë njerëzit që po vraponin si të cmedur dhe po kërkonin familiarët e tyre “, rrefeu ai.
“U ktheva menjëherënë dhomën time, mbyllja derën dhe fika dritat..dëgjoja vetëm ulërima dhe të shtëna pafund”.

Ndërkohë, një zëdhënës i në prej spitaleve pranë vendit të ngjarjes tha për mediat amerikane se të paktën 24 persona ishin sjellë me urgjencë dhe trajtoheshin për plagë me armë zjarri

the authorE B