Rajon & Botë

Pamje rrëqethëse, aeroplani për pak sa nuk përplaset në ndërtesën e aeroportit (Video)

Nëpunësit e një aeroporti në qytetin gjerman Duseldorf, kanë mbetur mbrëmë të shokuar kur nga kulla e vrojtimit filmuan një aeroplan duke fluturuar shumë afër ndërtesës së aeroportit.

Në një moment është dukur thuajse do të përplasej në ndërtesën e aeroportit, brenda të cilës kishte qindra pasagjerë që prisnin aeroplanët, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për aeroplanin e aviokompanisë Air Berlin, i cili ishte planifikuar të fluturonte për në Miami.

Në videon e publikuar më poshtë, piloti dukej se ktheu aeroplanin shpejt në anën e majtë, dhe për pak sa nuk u përplas në ndërtesën e aeroportit.

Të gjithë punëtorët në kullën e vrojtimit, që gjatë gjithë kohës pyesnin se çfarë është duke ndodhur dhe çfarë po bënë piloti, kanë filmuar këtë moment rrëqethës. /Telegrafi/