ShowBiz

Pamje të pa publikuara nga dasma e Llukmanit të ‘O sa mirë’ (VIDEO)

Aktori i njohur shqiptar i serialit “O Sa Mirë”, Ernest Zymberi, të shtunën e 2 shtatorit i ka dhënë fund beqarisë së tij. Ai është martuar me bukuroshen Albulena Rexhepi.

Ceremonia e martesës është mbajtur në një nga hotelet më luksoze të Gjilanit, ku të ftuar kishte familjarë, aktorë të serialit si dhe shumë personalitete të ndryshme nga sfera e artit dhe kulturës.

Express Rozë ka siguruar disa pamje nga kjo dasmë, ku Zymberi dhe gruaja e tij nuk ndalën së vallëzuari nën atmosferën e krijuar nga Tarabuka band.

Për më shumë shikoni videot e siguruara nga Express.

the authorE B