Aktuale

Panairi “Prishtina 2017”, mbledh 150 kompani nga Evropa

Ka filluar të mbahet panairi i përvitshëm ndërkombëtar “Prishtina 2017”, në të cilin po marrin pjesë 150 ndërmarrje nga Evropa.Kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu, tha se ky panair e dëshmon fuqinë e ekonomisë, duke shtuar se kompanitë pjesëmarrëse do të ndikojnë në përmirësimin imazhin e Kosovës., raporton Ekonomia Online.

“Ky panair sa ka rëndësi ekonomike, ka edhe rëndësi promovuese.

Ky panair dëshmon se për ekonomi duhet të bëhet më shumë se sa të flitet. Dua të besoj që së shpejti do ta kemi ligjin për tregti të brendshme dhe ligjin antidamping.Nga ky panair, Gërxhaliu apeloi tek qarqet politike që të lënë anash inatet dhe përfitimet e grupeve dhe le të bëhet më tepër që ky popull ta shijojë liberalizimin.

Kryetarja e Unionit të Dhomave Ekonomike të Shqipërisë, Ines Muçostepa, tha se të dy shtetet duhet të punojnë më shumë që të ketë më shumë kompani prezente në këso panairesh.“Ne si dy shtete kemi një treg të përbashkët ekonomik për të cilin ne do të duhet të punojmë dhe do të doja që prezente të ishin shumë kompani nga Shqipëria”, tha ajo.