Aktuale

Pantina: Në Kosovë po vdes demokracia

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se Kosova është duke lëvizur drejt kthimit në shtet autoritar, njofton Klan Kosova.

“Ndonëse Kosova duket shtet demorkatik, vendi po rrëshqet drejt një shteti autoritar. I gjithë vendi po kalon tashmë në duar të qeverisë. Përgjimet e fundit kanë dëshmuar edhe tek qytetarët se vendi është shtet i kapur. Ne sot në kuadër të këtyre aktiviteteve në kuvend, patëm një debat, dhe është për keqardhje, se të rinjtë nuk e shohin veten e tyre në vend demokratik. Ata ishin shumë të shqetësuar për perspektivëne e tyre në vend”.

Ajo ka krahasuar statusin e shefit të grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjfuca, që mbahet në arrest shtëpiak, në raport me ish shefin e GP të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci. Sipas Pantinës është e pakuptueshme që Konjufca të mbahet në arrest, ndërsa Grabovci të jetë i lirë.

“Shefi i grupit tim parlamentar mbahet në arrest shtëpiak, për dallim nga të tjerë që kanë bërë krime dhe korrupsion. Është absurde që Adem Grabovci të jenë në liri, e Glauk Konjuvca të jetë në arrest shtëpiak. Ajo cfarë po ndodh në Kosovë, është se qytetarët po shkelen për votën. Qeveria, Kuvendi dhe Gjykata, kanë dal si institucionet më korruptive e të cilat duhet të ishin shembull kundër-korrupsionit. Këtë nuk e thojmë vetëm organizatat e shoqërisë civile, por e thonë edhe raportet e progresit. Demakracia këtu për fat të keq është duke rënkuar rëndë, mos të them duke vdekur. Sepse vendi ka rënë në duart e klanit Pronto. Shembulli më i freskët për këtë, është ai Grabovcit. Janë klane familjare, mafioze që e kanë ngulfatur këtë vend”.