Ekonomi

Papunësi në zonën euro në 9,5 për qind

Përqindja e papunësisë në zonën euro regjistroi në nivel të qëndrueshëm në muajin mars në 9,5 për qind, niveli më i ulët i regjistruar që prej muajit prill 2009, njoftoi sot Zyra evropiane e Statistikave Eurostat.

Kjo shifër, e ngjashme me atë të muajit shkurt, është më e pak e mirë se ajo e llogaritur nga analistët e pyetur nga punonjësit e shërbimeve financiare “Factset”, që kishin parashikuar një rënie të lehtë prej 9,4 për qind.

Mes 19 shteteve anëtare të zonës euro, ekzistojnë dallime të ndjeshme, përqindja më e ulët e papunësisë në muajin mars 2017 u regjistrua në Gjermani me 3,9 për qind si dhe në Maltë me 4,1 për qind.

Përqindja më e lartë e papunësisë u regjistrua në Greqi me 23, 5 për qind në janar 2017 dhe në Spanjë me 18,2 për qind.