Aktuale

Parandalohet krimi në familje, 69 vjeçari kërcënon dhe tenton të vrasë gruan me pistoletë

Policia e Kavajës ka parandaluar një krim në familje, ku mbrëmjen e djeshme Xhevdet Peza , 69 vjeç banues në fshatin Shardusht Njësia Administrative Lekaj, ka tentuar të vrasë bashkëshorten.

Policia njofton se shtetasi të mësipërm në banesën e tij, pasi ka ushtruar dhunë fizike, ka kanosur  në fillim  me armë gjahu të cilën e kishte me leje bashkëshorten e tij shtetasen K. Peza, 47 vjeçe. Më pas ka lënë armën e gjahut dhe ka kanosur me një armë pistoletë  tip miniberet të cilën e mbante pa leje. Forcat e policisë pas telefonatës së marrë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë neutralizimin e autorit pak metra larg banesës pasi ka tentuar të largohej duke përfituar nga errësira.

Nga kontrolli i ushtruar në banesë ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale:

• një pistolet tip mini beret me 5 fishek (pa leje)

• një armë gjahu (çifte) me leje të organeve kompetente.

Materialet i’u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kavajë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Neni 130 a/2 dhe 278 të Kodit Penal.