Aktuale

Parashikimi i motit për sot

Moti i ngrohtë dhe me diell vazhdon edhe përgjatë fundjavës dhe javës së ardhshme.

Fusha të presionit të lartë që shtrihen mbi rajon dhe lindje të kontinentit vazhdojnë të kushtëzojnë mot stabil dhe kryesisht me diell, ndërsa nga Mesdheu rryma të ngrohta ajrore do të mbajnë temperaturat ndjeshëm mbi vlera mesatare për këtë periudhë kohore.

Mot i ngjashëm parashihet të mbizotërojë edhe përgjatë javës së ardhshme, edhepse në pjesën e dytë të javës, temperaturat pritet të pësojnë rënie të lehtë.

Edhe gjatë ditës së dielë në Kosovë pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe ngrohtë, pasditen e së dieles me vransira kalimtare. Temperatura të ngjashme do të kemi edhe gjatë së hënës.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 6C deri në 18C, e maksimalet nga 24C deri në 26C.

Do të fryejë erë e lehtë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi 1-3m/s.
Shtypja atmosferike mbetet mbi vlera normale, e nga fundjava gradualisht do të vazhdoj të rritet.