Aktuale

Parashikimi i motit për sot në Shqipëri

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të mbeten prezent në Shqipëri edhe gjatë ditës së sotme, për pasojë kthjellimet do të jenë të pranishme, por nuk përjashtohen dhe kalime vranësirash të lehta. Më të dukshme vranësirat do të paraqiten në veri dhe qendër të territorit.

Parashikohet që edhe orët e pasdites të vijojnë me të njëjtat kushte meteorologjike duke bërë që i gjithë territori i vendit të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas hershme.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime duke ruajtur të njëjtat vlera të tyre konstante si në mëngjes edhe në mesdite. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor, kjo do të bëjë që në det të gjenerohet dallgëzim 1 ballë.

Evropa

Përsa i përket vendeve të kontinentit të Evropës do të vijojnë në ndikimin e motit të qëndrueshëm duke bërë që kthjellimet të jenë prezent në pjesën më të madhe të tij.

Përjashtim bëjnë vetëm: ishujt britanike si edhe brigjet e detit Egje ku vranësirat dhe shirat do të jenë dominuese por në sasi të pakta.