Kuriozitete

Parashikuesi zbulon çka do të ndodhë në 2017-ën

Craig Hamilton-Parker, 62 vjeç, çdo vit zbulon parashikimet e tij për 365 ditët që vijnë, ndonjëherë edhe më tej. Profeti i lindur në Southampton në Anglisë thotë se tashmë ka parashikuar se çfarë do të ndodhë në botë gjatë këtij viti.

Në uebsajtin e tij, ‘psychics.co.uk”, ai publikon parashikimet e tij dhe më tej zbulon se sa i saktë ka qenë.

Vitin e kaluar ai tha se do të kishte një tentativë vrasjeje ndaj Angela Merkel, Donald Trump do të fitonte zgjedhjet në SHBA, Britania do të largohet nga BE duke nxitur dorëheqjen e David Cameron nga posti i kryeministrit, terroristët që do të godisnin qendrat tregtare dhe resortet turistike, dhe një person i armatosur që do sulmojë një galeri arti.

Por këtë vit, në qoftë se parashikimet e Hamilton-Parker janë të sakta, bota mund të bëhet një vend më i rrezikshëm. Ai ka parashikuar:

Dorëheqjen e Hillari Klinton nga politika pas publikimit të disa dokumenteve.

Danimarka dhe Italia do të jenë vendet e ardhshme që do të largohen nga BE-ja.

Kaosi ekonomik në Evropë dhe Amerikë dhe trazira në Romë, Madrid, Berlin, Paris dhe Pragë.

Një zjarr i madh në Dhomat e Parlamentit në Angli.

Një sulm toksike ose biologjik në një shkollë në Evropë.

Një epidemi gripi në mbarë botën.

Eklipsi mbi Amerikën në gusht përkon me një rënie të madhe të tregut të aksioneve.

Në faqen e tij, Hamilton-Parker shton: “Ndjej se 2017 dhe 2018 janë vitet kur gjërat e mrekullueshme shpirtërore do të zbulohen në botë teksa më në fund do të çlirohemi nga zgjedha e Epokës së materializmit.”

Më herët ai ka parashikuar mes të tjerash se persona të armatosur do të sulmojnë Parisin.

Megjithatë, disa nga parashikimet e tij nuk kanë rezultuar të sakta.