Lifestyle

Parfumet për femra më të mira për verën 2017

Ashtu sikurse për veshjet dhe aksesoret edhe për parfumet është mire ti ndryshoni sipas stinës.

Çdo vit kur sezoni i ri afrohet është koha për te mbyllur në sirtarin e bukurisë parfumet me aroma disi me të rëndë që zakonisht i përdorni gjatë muajve të dimrit dhe të preferoni aroma parfumesh më të lehta dhe te freskëta por jo për këtë me pak aromatike.

Parfumet për femra për pranverë/verë 2017 nga të cilët mund të zgjidhni janë të shumtë. Ndër parfumet klasike qe preferohen për muajt e ngrohtë janë ato si Jimmy Choo, Givenchy, Chloe, Elie Saab, Marc Jacobs etj të cilat padyshim që mund ti gjeni shumë thjeshtë.