ShowBiz

Pas 12 vitesh zyrtarisht burrë e grua, Alban Skënderaj falënderues për urimet që mori

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani e kanë kurorëzuar dashurinë me martesë pas 12 vitesh bashkëjetese.

Këngëtarët, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, ditën e djeshme kanë dhënë lajmin që i habiti të gjithë, shkruan lajmi.net.

Ata zbuluan se ani pse qe 12 vite jetojnë bashkë e kanë edhe fëmijë, me 7 maj të këtij viti e kanë kurorëzuar dashurinë me martesë.

Ndërsa sot Albani i ka falënderuar të gjithë ata që vendosën ta uronin me këtë rast.

“Faleminderit nga zemra te gjitheve per urimet 🙏🏻Ju duam shume ❤️”, ishin fjalët e Albanit pranë një tjetër fotografie./Lajmi.net/