Aktuale

Pas alarmit të Lu-së, Rama takim urgjent me Xhafën e Ruçin

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka nisur një takim me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçit.

Nga raportimet e para mësohet se takimi po zhvillohet në kryesinë e Kuvendit.

Ky takim urgjent vjen pas deklaratave të forta të ambasadorit amerikan në Shqipëri Donald Lu.

Pak ditë më parë ai tha se vendi kontrollohet nga 4 klane kriminale dhe 20 familje të lidhura drejtëpërdrejt me krimin. /albeu.com/