Aktuale

Pas Çabiqit edhe kjo rrugë u dëmtua ende pa u lëshuar për qarkullim

Ende pa u finalizuar për qarkullim , rruga Drenas – Skenderaj është dëmtuar rëndë. Kjo rrugë është dëmtuar pas reshjeve të fundit por që kualiteti i dobët i asfaltimit ka bërë që të hapen disa ‘gropa’ ende pa u vënë në qarkullim kjo rrugë.

Ka qenë deputeti Milaim Zeka i cili ka publikuar disa fotografi të kësaj rruge për të cilën ka thënë se kjo rrugë është bërë terror psikologjikë për banorët e kësaj ane.

“ Ka edhe ma keq se sa ne Qabiq. E denoncova asfaltin sikur pete laknori ne Qabiq te Klines. Po tash shikojeni turpin e rruges Drenas -Skenderaj. Hala pa u leshu rruga, shikojeni se si duket. Krejte kjo rruge eshte bere terror psikologjik per kete ane”, ka shkruar Zeka në facebook.

Agjencia e Lajmeve FaktePlus, ka raportuar edhe për rrugën në Çabiq të Klinës ku aty doli bari mbi asfalt. Atje bimëve iu deshën më pak se pesë muaj për të shkatërruar asfaltin/FaktePlus