Aktuale

Pas disa orësh pa energji elektrike, funksionalizohet Blloku B2

Korporata Energjetike e Kosovës, (KEK) aktualisht është duke punuar me kapacitete të plota në prodhimin e energjisë elektrike. Njësia B2 e cila sot për pak orë ishte jashtë prodhimit si pasojë e disa defekteve të vogla teknike, është kthyer në punë, ka njoftuar KEK.

“Ndryshe gjatë ditës, pavarësisht reduktimeve të shumta dhe shqetësimeve të qytetarëve, KEK-u ka prodhuar 540 megavat për orë energji elektrike e po ashtu edhe rreth 90 megavat kanë qenë në dispozicion të siguruara nga prodhimi i Korporatës Energjetike Shqiptare (KESH).

Sa për sqarim të qytetarëve, aktiviteti ekskluziv i KEK-ut është vetëm eksploatimi i thëngjillit dhe prodhimi i energjisë. Në këtë rast KEK me kohë deklaron kapacitetet të cilat i ka në dispozicion për KESCO-n, në përputhje të plotë me Rregullat e Tregut dhe kontratën në fuqi, ndërsa furnizimi konsumatorëve me energji elektrike është obligim i KEDS/KESCO si bartës i licencës se furnizuesit”, thuhet ne ragimin e KEK-ut.