ShowBiz

Pas këngës me Tunën, Yll Limani ka për t’i thënë disa fjalë

Tuna dje ka publikuar këngët e albumit të ri “Fortuna” në kanalin, YouTube.
Në mesin e shtatë projekteve ishte edhe bashkëpunimi i Tunës me Ylli Limanin “A don hala”, shkruan lajmi.net.

E pas lansimit të kësaj video, Ylli në llogarinë e tij, Instagram ka për të thënë disa fjalë rreth këtij projekti.

“A don hala” me @tunasejdi për krejt ju që keni dhanë çka keni pas, e në emër të dashnisë, jeni n’gjendje me dhanë hala🍀 #fortuna”, ka shkruar Ylli.

Theksojmë se ende pa u bërë 24h kënga numëron mbi gjysmë milion klikime në platformën, YouTube. /Lajmi.net/