Sport

Pas Majlindës, edhe Nora Gjakova e arrin gjysmëfinalen

Nora Gjakova e ka ndjekur hapin e Majlinda Kelmendit në Grand Prixin e Budapestit, në Hungari, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të kategorisë deri në 57 kilogramë.

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, e mposhti me ippon bullgaren Ivelina Ilieva në çerekfinale të Grand Prixit të Hungarisë, raporton Gazeta Express.

Gjakova e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në rrethin e dytë e mposhti rusen Daria Dzhigaros, e cila e kishte mposhtur xhudisten nga Tunizia, Ghofran Kleifi, në rundin e parë. Në rrethin e tretë, kosovarja triumfoi kundër fildishiases Zouleiha Abzetta Dabonne.

Në gjysmëfinale të kësaj gare, 26-vjeçarja do të përballet me fituesen e gjysmëfinales tjetër, mes polakes Anna Borowska dhe xhudistes nga Panamaja, Miryan Roper.

Nëse Gjakova arrin të sigurojë ndonjë medalje në këtë garë, atëherë do ta shtojë edhe një tjetër Grand Prix tjetër në mesin e 12 medaljeve të fituara në turneun botëror të IJF, ku përfshihen Masters, Grand Prix dhe Grand Slams.

Përveç Nora Gjakovës, sot Kosovën në Bundapest të Hungarisë do të përfaqësojnë edhe Majlinda Kelmendi (-52 kg) dhe Distria Krasniqi (-48 kg). Ndërsa, Akil Gjakova garon të shtunën dhe Loriana Kuka të dielën.

Edhe Majlinda Kelmendi është kualifikuar në gjysmëfinale, ndërsa Distria Krasniqi pritet që së shpejti ta zhvillojë ndeshjen çerekfinale të kategorisë së saj. /Gazeta Express/

the authorBurbuqe Metolli