Aktuale

Pas ndalimit të veturave, shkaktohet tollovi nëpër autobusët urbanë në Prishtinë (Foto)

Komuna e Prishtinës, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit ka marrë vendim që nga sot të ndalohen veturat për qarkullim brenda qytetit, përveç atyre që janë emergjente.

Ky mobilizim ka ndodhur për shkak të ajrit të ndotur në kryeqytet, i cili ëshrë renditur edhe si vendi më i ndotur në botë.

Komuna ka njoftuar se trafiku urban do të jetë pa pagesë dhe do të shtohet numri i autobusëve. Qysh në orët e para të mëngjesit është parë një fluks i madh i udhëtarëve, të cilët qëndronin edhe në këmbë brenda autobusëve.

Në anën tjetër, nëpër hyrjet e Prishtinës është shkaktuar edhe kaos i madh trafiku./Periskopi/