Aktuale

Pas paralajmërimit të IKSHPK-së, nis dalja me maska (Foto)

Ndotja e lartë e ajrit në Prishtinë ka shqetësuar pothuajse gjithë qytetarët.

Më alarmante ndotja e ajrit është në mëngjes dhe mbrëmje, gjë që e ka bërë të ditur sot edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Ky Institut përpos masave strategjike dhe atyre specifike ka propozuar që të ndërmerren edhe masa të ndryshme individuale, ndër to edhe dalja me maska në qytet, transmeton Indeksonline.

Qytetarë të ndryshëm siç duket kanë filluar të dëgjojnë këto këshilla, kështu duke mos hezituar që të ruajnë shëndetin e tyre së paku duke vendosur një maskë./Indeksonline/