Aktuale

Pas pauzës, rifillon takimi mes Albin Kurtit e Isa Mustafës

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, janë kthyer në ambientet e Kuvendit të Kosovës, për të vazhduar me takimin të cilin e ndërprenë pak minuta pasi kishin filluar.

Takimi mes dy këtyre liderëve nisi në orën 14:00, ku pritej që bëhet marrëveshja mes koalicionit VV-LDK.

Mirëpo, pas ndërprerjes së takimit për të shkuar në pauzë, lideri i VV për media deklaroi se

Lideri i LVV-së, Albin Kurti tha se bisedimet do të vazhdojnë pas pauzës dhe se nuk dihet kur do të përfundojnë.

Kujtojmë se kjo Qeveri do të formohet me 12 ministri me ç’rast në këtë takim edhe pritet të nënshkruhet marrëveshja nëse nuk del diçka që largon këto dy parti nga marrëveshja për koalicion./FaktePlus