Arsim & Kulturë

Pas pjesëmarrjes në ushtrimin “Silver Saber”, studentët e Kolegjit AAB u certifikuan nga KFOR-i

Studentët e Fakultetit të Komunikimit Masiv të Kolegjit AAB, pas pjesëmarrjes në njërin ndër ushtrimet më të rëndësishme të KFOR-it, ushtrimin/simulimin e stituatave emergjente “Silver Saber”, u certifikuan nga kolonel Vincenzo Grasso.

Me këtë rast, kolonel Vincenzo Grasso, falënderoi studentët e AAB-së për pjesëmarrjen e tyre në këto ushtrime, me të cilët u shpreh mjaft i kënaqur për përkushtimin dhe punën e tyre gjatë kësaj periudhe.

“Faleminderit që ishit pjesë e këtij ushtrimi dhe që dhatë kontributin tuaj gjatë kësaj kohe. Ishit shumë të zellshëm dhe të disiplinuar. Ne dëshirojmë që ky bashkëpunim të zgjasë edhe në të ardhmen”, u tha studentëve të Kolegjit AAB kolonel Grasso.

Studentët pjesëmarrës në këtij ushtrim, Agrina Sadiku, Arber Lekaj, Agnesa Qorri dhe Jeta Selmanaj, këtë praktikë në KFOR e cilësuan si një përvojë shumë të rëndësishme të karrierës së tyre.

Për më shumë info, vizito: https://aab-edu.net/