ShowBiz

Pas publikimit të albumit, Tuna zbulon të vërtetën: 50% në spital e infuzione

Tuna Sejdiu të premten me 8 mars promovoi albumin e ri.

“Fortuna”, titullohet albumi i ri i Tunës ku përfshihen gjithsej shtatë këngë, në mesin e të cilëve janë edhe dy bashkëpunime.

Kështu, këngëtarja shqiptare në llogarinë e saj, Instagram ka publikuar disa foto nga prapskenat e këtij albumi.

“Hej, a jeni gati?! Unë PO. Këtë periudhë e kam kalu 50% në mikrofon e kamerë dhe 50% në spital e infuzione. Veç dashuria ju’j m’ka ba me u çu n’kamb e me jau pru sa ma shpejt FORTUNËN. Kini durim… edhe shumë pak… tik tak tik tak⌛️”, ka shkruar ajo.

Siç shihet ky album i Altunës edhe pak ditë do të dalë për të gjithë ju edhe në platformën, YouTube. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli