Rajon & Botë

Pas taksave nga SHBA’ja eksportët e Kinës pësojnë rënie

Eksportet e Kinës kanë rënë më shumë se që është pritur në muajin prill, ndërkohë që importet janë rritur. Këto numra vijnë para bisedimeve kruciale mes SHBA’së dhe Kinës sa i përket tregtisë.

Ekonomitë më të forta të botës do të përballen në një takim historik në Washington këtë javë, pas disa muajve të dështimeve në negociata.

Presidenti i SHBA’së, Donald Trump ka treguar këmbngulësinë e tij duke vënë tarifa të dyfishta përmbi prodhimet kineze.

Lufta tregtare ka prishur lidhjet ekonomike mes dy vendeve.

Në prill, eksportet e Kinës përgjatë oqeanit Paqësor kanë rënë me 13.7% krahasuar me një vit më parë. Ndërsa importet nga SHBA’ja kanë rënë 25.7%. Këto janë të dhënat nga administrata kineze e doganave.

Tregjet botërore janë goditur këtë javë si arsye e shqetësimeve të investitorëve. Kjo si pasojë e mos arritjes së marrëveshjes javën e kaluar mes dy shteteve. Negociatorët amerikanë kanë akuzuar Pekinin se i është kthyer pikës së fillimit pas muajve të negociatave. Gjithashtu edhe i ka akuzuar kinezët për vjedhje të tekonologjisë amerikane dhe reduktimin masiv të subvencioneve kineze.

Analistët thonë që nëse kërcënimet e Trump bëhen realitet do të ndryshohen politikat ekonomike botërore.

Ata shtojnë që në rastin më të keq ekonomia amerikane do pësonte recension dhe do kishte rritje masive në ekonominë kineze. ./Express/

the authorBurbuqe Metolli