Aktuale

Pas tërmeteve,nisin inspektimet e urave në Gjirokastër

Pas tërmeteve të fuqishme që tronditën vendin dhe që vijojnë ende, ndonëse me densitet më të ulët Autoriteti Rrugor Shqiptar, në Gjirkoastër ka nisur inspektim e urave.

Drejtori i ARRSH, Andi Shkurta tha për Ora News se deri me tani gjendja e urave është e stabilizuar nuk ka pasur dëme në të gjitha urat dhe akset.

Shkurta u shpreh se inspektimi do të vijojë në të gjithë qarkun.

Po ashtu edhe kryetari i Bashkisë, Flamur Golemi ka ngritur shtabin e Emergjencave në bashki, por nuk janë raportuar dëme në qarkun jugor.