Sport

Peja, gati për Academic Bultex 99

Peja e ka nisur shumë mirë këtë edicion në Ligën Ballkanike, duke shënuar dy fitore në dy ndeshjet e para. Pejanët nesër (të enjten) do të ballafaqohen me skuadrën bullgare, Academic Bultex 99. Takimi zhvillohet në palestrën ‘Karagaçi’ nga ora 19:00.

Verdhezinjtë në ndeshjen e parë kishin fituar ndaj Rahovecit, derisa në atë të dytë ndaj Vllaznisë dhe të enjten kërkojnë fitoren e tretë radhazi në këtë edicion në BIBL.

Po ashtu edhe skuadra bullgare ka shënuar dy fitore në dy ndeshje, andaj ballafaqimi i sotëm do të jetë shumë interesant.