Aktuale

Pejë: E mashtrojnë dhe ia marrin veturën

Më 2 shkurt në Pejë, tre persona e mashtruan një person tjetër duke ia marrë veturën, të cilën pastaj e kishin shitur.

Lidhur me këtë rast dje policia i ka arrestuar të tre të dyshuarit.

“Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar edhe më tej”, thuhet në raportin policor.