Aktuale

Pence: Kemi dëshirë që Kosova të jetë anëtare e plotë në të ardhmen në NATO

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michael Pence është duke qëndruar në Mal të Zi për të marrë pjesë në mbledhjen e Kartës Adriatiku, të Shteteve të Bashkuara.

Me këtë rast, Pence ka thënë se është nder i madh për të që të kremtoj progresin e Ballkanit perëndimor në kuadër të Kartës së Adriatikut.

Ai ka thënë se kryetari Donald Trump personalisht është përkushtuar për këtë takim dhe se është i nderuar që sot si i pari zëvendëspresident ka vizituar Malin e Zi pas anëtarësimit në NATO, raporton Indeksonline.

“ Ballkani perëndimor ka treguar se të gjithë janë të veçantë me kulturë, tradita dhe se të gjithë e meritojnë të jenë të mbrojtur. Karta e Adriatikut është e veçantë për Evropën dhe Trump me SHBA do të vazhdojnë të përkrahin çdonjërin prej juve për të ardhmen e përbashkët”, ka thënë Pence.

Gjithashtu ai ka shtuar se, Karta e Adriatikut është përkushtim i SHBA për Ballkanin Perëndimor dhe është vizion i qartë që SHBA janë të përkushtuar për Evropën e Lirë, si Malin e Zi, Maqedoninë, dhe vendet tjera që janë anëtare. Po ashtu edhe për Kosovën e Serbinë si vëzhguese. “Kemi dëshirë që Kosova të jetë anëtare e plotë në të ardhmen në NATO. Uroj kryeministrin malazez për të arriturën historike. Jam këtu në emër të Trumpit dhe uroj vendin tuaj për anëtarësimin e suksesshëm në NATO, Mali i Zi tregoi që dera e NATO-s është e hapur”, ka shtuar ai./Indeksonline/

the authorE B