Rajon & Botë

Pence: Do të kthehemi në Hënë dhe do të shkojmë në Mars

Zëvendëspresidenti, Mike Pence, ka thënë të enjten se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë astronautë në Hënë dhe Mars, për të vendosur qëllime të reja në eksplorimin e hapësirës nën administratën e Trump-it.

“Këtu nga kjo urë për në hapësirë, kombi ynë do të kthehet në Hënë dhe ne do t’i vendosim çizmet amerikane në sipërfaqen e Marsit”, tha Pence, në fjalimin drejtuar punonjësve të NASA-s në Qendrën e Hapësirës “Kennedy” në Florida.

Pence lavdëroi përpjekjet e organizatës së hapësirës drejt bërjes së “fantashkencës një fakt shkencor” dhe ripohoi përkushtimin e Donald Trump ndaj misionit të NASA-s për eksplorim dhe zbulim, transmeton Gazeta Express.

Pence tha gjithashtu se hapësira është vitale për sigurinë kombëtare të Amerikës, duke premtuar: “Mund t’ju siguroj se nën Presidentin Donald Trump, siguria amerikane do të jetë dominuese në qiej siç është këtu në Tokë”.

the authorE B