Sport

Pensionohet kampioni i boksit, Ward

Andre Ward, kampion i boksit në kategoritë e peshave super të mesme dhe të lehtë, ka konfirmuar pensionimin.

33 vjeçari kishte fituar titullin e kampionit në kategorinë super të mesme, por pastaj u zhvendos në një kategori tjetër, atë të peshave të lehta, ku fitoi titujt WBA, IBF dhe WBO në vitin 2016, shkruan KosovaPress.

Amerikani ka thënë se arsyeja e këtij vendimi është se ai nuk beson se pas këtyre viteve do të jetë i gatshëm që të boksojë në nivelet më të larta të këtij sporti.

Përballja e fundit e Ward ishte zhvilluar në qershor, kur ai e mundi rusin, Sergey Kovalev, në Las Vegas. /KosovaPress/