Aktuale

Për 24 orë, 20 aksidente trafiku në Kosovë

Përgjatë 24 orëve të fundit, në vend janë shkaktuar 20 aksidente trafiku.

Për fat të mirë asnjë prej tyre nuk ishte me fatalitet.

12 prej aksidenteve ishin pa të lënduar, tetë të tjerë me të lënduar, transmeton Indeksonline.

Përgjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1 mijë e nëntë tiketa trafiku.