Aktuale

Për 24 orë 30 aksidente trafiku

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur gjithsej 30 aksidente trafiku prej të cilave 10 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 20 të tjera me dëme materiale.

Policia ka njoftuar po ashtu se vetëm gjatë ditës së mërkurë, njësitet e policisë rrugore kanë shqiptuar 752 gjoba ndaj pjesëmarrësve në trafik që kanë thyer rregullat e komunikacionit.