Aktuale

Për 6 muaj, 38 vajza më të reja se 17 vjet u bën nëna në Kosovë

Numri i lindjeve në Kosovë ka pësuar ulje por është shtuar numri i lindjeve të vajzave të reja.

Për 6 muajt e parë të këtij viti, 38 vajza janë bërë nëna nën moshën 17 vjeçe.

Në Gjinekologji thonë se është shtuar numri i atyre femrave që ende pa e kryer shkollën fillore marrin obligimin për t’u bërë nëna, raporton televizioni publik.

Sociologët thonë se edukata shëndetësore duhet të jetë lëndë obligative në shkolla.